Mesi fiton Këpucën e katërt të Artë dhe barazon Ronaldon: Po e shijoj futbollin çdo ditë e më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 17:14

Mesi fiton Këpucën e katërt të Artë dhe barazon Ronaldon: Po e shijoj futbollin çdo ditë e më shumë

Lionel Mesi, mori këtë të premte, trofeun e Këpucës së Artë, çmim të cilin e fitoi për herë të katërt në karrierë, pasi u shpall golashënuesi më i mirë në Europë. “Pleshti” shënoi 37 gola sezonin e kaluar në La Liga, duke barazuar edhe kundërshtarin e tij të përjetshëm, Kristiano Ronaldon, me këtë trofe individual.

mesi

Pasi mori dhe çmimin, Mesi u shpreh: “Jam përmirësuar shumë në lojën time. I kam shtuar elementë të rinj repertorit tim. E them gjithmonë, se çmimet individuale, vijnë prej punës në grup. Nuk do e fitoja dot, pa ndihmën e madhe të shokëve të skuadrës. E shijoj çdo ditë e më shumë, faktin që jam një futbollist.”

mesi familja

Për faktin që e nisi nga stoli ndeshjen e mesjavës në Champions, ndaj Juventusit, argjentinasi shtoi: “Gjithmonë bën bujë lajmi kur unë jam në stol. Është e vërtetë që nuk më pëlqen të jem jashtë skuadrës, dua të ndihmoj shokët në fushë, por jam i vetëdijshëm për faktin se sezoni është i gjatë, dhe duhet të kujdesem për veten.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"