“Mesi është siguri”, Setien: Skuadra po rritet shumë, ja pse luajmë me portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 21:10

“Mesi është siguri”, Setien: Skuadra po rritet shumë, ja pse luajmë me portierin

Kike Setien thotë se Lionel Mesi është një garanci për të gjithë trajnerët dhe për të gjitha skuadrat. Numri një i katalanasve ka vlerësuar maksimalisht kapitenin e Barcelonës dhe thotë se kjo ndeshje është tregues se skuadra po rritet, pavarësisht se ka ende rrugë për të bërë dhe për t’u përmirësuar në disa aspekte. 

sETIEN45

MESI- “Ka 14-15 vite që e bën këtë gjë. Me siguri do të vazhdojë ta bëjë. Ai është një garanci për çdo skuadër dhe për çdo trajner. Prandaj është lojtari më i mirë në botë. Ka ndeshje si këto ku i zgjidh ai”.

BREITHUEIT- “Ishte shumë mirë. Kemi bërë një goditje të madhe dhe do të na ndihmojë shumë. Është shumë i fortë dhe di si t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtësve. Më mirë se këtë herë nuk mund të futej në ndeshje”.

 DUARTROKITJET- “Ne jemi të përqendruar si në fërshëllima, ashtu edhe në duartrokitje. Kemi hedhur një hap të sigurt drejt rritjes. Sigurisht që kemi ende gjëra për t’u përmirësuar, por e ardhmja na gjen me shumë garanci”.

 LOJA ME PORTIERIN- “Nisja e aksioneve nga portieri është shumë e rëndësishme për ne. Nuk e ndryshojmë dot mënyrën e lojës dhe na bën mirë sepse mund t’i godasim kundërshtarët. Në këtë ndeshje kishim disa alternativa me Arturo Vidalin në fushën e lojës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"