“Mesi është më i miri në botë, ai nuk do të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala të FIFA-s sepse…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 14:42

“Mesi është më i miri në botë, ai nuk do të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala të FIFA-s sepse…”

Pas Kristiano Ronaldos tashmë edhe Mesi ka braktisur mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA. Lojtari argjentinas më parë e kishte pranuar ftesën dhe kishte konfirmuar se do të ishte pjesëmarrës, por një prej drejtuesëve të Barcelonës, Havier Bordas ka thënë se lojtari nuk do të jetë i pranishëm dhe kjo për shkak të një prbolemi familjar të papritur.

mesi

“Mesi nuk do të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala të FIFA-s. Nuk ka të bëjë fare me ndeshjen e mbrëmshme. Atij i ndodhi një problem i papritur familjar dhe prandaj nuk do të jetë i pranishëm. Mungesa e tij në mbrëmje ashtu si edhe në treshen që kandidon për çmimin e lojtarit më të mirë sipas FIFA-s, ia ul vlerën këtij çmimi. Të gjithë e dinë se Mesi është më i miri në botë” – tha Bordas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"