“Mesi e ka parakaluar Maradonën, duhet ta pranojmë”, Kasano nuk vë askënd mbi “Pleshtin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 15:08


“Mesi e ka parakaluar Maradonën, duhet ta pranojmë”, Kasano nuk vë askënd mbi “Pleshtin”

Ish-futbollisti i Romës, Realit, Interit, Milanit dhe Sampdorias Antonio Kasano beson se ylli i Barcelonës Lionel Mesi e ka parakaluar ikonën e futbollit botëror Diego Armando Maradonën si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kasano

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Kasano gjykon se Mesi ka luajtur në nivele të larta për mëse 10 vite duke realizuar 710 gola në karrierë, ndërsa ish-kampioni i botës në vitin 1986 shkëlqeu vetëm 4-5 vite.

maradona mesi

” Maradona arriti të bënte për 4-5 vite atë që nuk ishte parë kurrë më parë, por të njëjtën gjë e ka bërë Messi për 15 vite. Ka shënuar 710 gola dhe ka dhënë 300 asiste. Kur ai luan, ndeshja fillon 1-0 për të. Tifozët e Maradonës duhet ta pranojnë se dikush tjetër e ka zbritur nga froni”, deklaron Kasano.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com