“Mesi duhej të kishte 10 “Topa të Artë” më shumë”, zv.presidenti i Barçës injoron keq Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 22:15

“Mesi duhej të kishte 10 “Topa të Artë” më shumë”, zv.presidenti i Barçës injoron keq Kristiano Ronaldon

Lionel Mesi fitoi për herë të 6-të “Topin e Artë”, duke u bërë futbollisti me shumë trofe të fituar në historinë e futbollit, teksa kaloi rivalin e tij të përjetshëm Kristiano Ronaldo, i cili zuri vendin e 3-të.

mESI55

Nuk kanë munguar polemikat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, teksa zv.presidenti i Barçës, Javier Bordas ka deklaruar se sheh diferenca të jashtëzakonshme mes Mesit dhe Ronaldos, dhe se “Pleshti” meritonte të kishte 10 “Topa të Artë” më shumë se Kristiano Ronaldo.

“Mesi duhej të kishte fituar 10 “Topa të Artë” më shumë se Kristiano. Por sigurisht, të paktën e ka një më tepër”, u shpreh Bordas para ceremonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"