Mesi drejt largimit, Barcelona duhet t’i paguajë argjentinasit 39 milionë euro edhe te skuadra e re. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:55

Mesi drejt largimit, Barcelona duhet t’i paguajë argjentinasit 39 milionë euro edhe te skuadra e re. Ja arsyeja

Prej kohës flitet për një largim të mundshëm të Leo Mesit nga Barcelona, dhe kjo e gjitha lidhte me faktin sepse argjentinasi nuk ndihet më i lumtur te katalansit.

mesi

“Pleshti” tentoi të largohej që në verën e kaluar, por klubi nuk ia lejoi diçka të tillë, duke e bllokuar nëpërmjet kontratës që kishte. Megjithatë argjentinasi në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën ku dëshiron të luajë.

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku thuhet se Barcelona duhet të paguajë  39 milionë euro deri në vitin 2025 për Mesin, për shkak të një marrëveshje të nënshkruar në kontratë. “Marca” raporton se në rast se largohet atëherë, ai do të vazhdojë të fitojë për katër vjetët e ardhshëm nga Barcelona për shkak një marrëveshjeje në kontratë, që është përfshirë shumë vite më parë.

mesi maradona 1

Në fund të këtij sezoni, ylli argjentinas do të arkëtojë 39 milionë euro, që është gjysma e bonusit të tij prej 78 milionë eurove që u ra dakord kur argjentinasi vendosi firmën në rinovimin e kontratës së tij të fundit në vitin 2017. Gjysma tjetër e bonusit, zyrtarisht thuhet se do të paguhet me këste, ku Mesi do të marrë paratë në tetë pagesa të ndara gjatë katër viteve, që do të vazhdojnë deri në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"