“Meshkuj që përqafohen hot”, Idrizi i përgjigjet Gjikës: Legjendar, s’ka të dytë si Shpëtimi kryetar (E PLOTË)

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 18, 2018 | 23:01

“Meshkuj që përqafohen hot”, Idrizi i përgjigjet Gjikës: Legjendar, s’ka të dytë si Shpëtimi kryetar (E PLOTË)

Sinan Idrizi ironizon pas deklaratës së Shpëtim Gjikës dje në rrjetet sociale. Administratori i klubit vlonjat gjeti kohën pas ndeshjes me Skënderbeun që t’i përgjigjej sërish ish-kryebashkiakut enkas për “Panorama Sport”. Ai i ka dalë në mbrojtje kryetarit aktual të bashkisë, Dritan Leli, por nuk e ka lënë pa kaluar pa batuta as këtë moment. “Ore, përse më vini në sherr me ish-kryetarin e bashkisë ju mua? Po pse, çfarë të keqe kam thënë unë që të reagonte Gjika ashtu? Unë kam thënë se Leli nuk është zevzeku i ‘Facebook’. Thashë emra unë, jo… Por, ju gazetarët jeni të zgjuar dhe e kapni vetë, thoni që sikur unë kam thënë për Gjikën. Leli nuk merret me ‘Facebook’. Gjika është kryetari legjendar i bashkisë së Vlorës dhe qytetit tonë nuk i vjen më një i dytë se ai”, është shprehur fillimisht Idrizi.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

HUMBJA

Administratori i Flamurtarit pranoi se ekipi vlonjat luajti dobët dhe se Skënderbeu e meritoi plotësisht fitoren. “Luajtëm shumë dobët sot (dje). Por, këtë humbje nuk duhet që ta bëjmë dramatike. Ndodh edhe që të humbasësh dhe nuk është ndonjë tragjedi. Unë uroj Skënderbeun për fitoren. Tregoi edhe sot (dje) në Vlorë që është një superekip dhe zhvilloi një lojë shumë të mirë. Ne nuk patën nivel në lojë, por tani duhet të shikojmë përpara për ndeshjet e tjera”, theksoi Idrizi.

Gjika dhe Idrizi

BATUTAT

Në fund kreu i klubit ka dashur që të “ngushëllojë” stafin teknik dhe ekipin për humbjen e djeshme. Ai i ka takuar me radhë në hollin e stadiumit, duke u zënë pritë. I pari ka qenë trajneri Daja, që doli mjaft i mërzitur dhe shfrynte. Administratori i thotë: “Profesor çfarë ke?”, Daja i përgjigjet: “Nuk jam mirë fare sot”. Idrizi ia kthen: “Pse nuk je mirë? Mos e mbaj mendjen aty, humbëm, nuk ka asnjë gjë të keqe. Iku ajo punë, shikojmë përpara”. Për pak sekonda Idrizi bisedon edhe me Muhamed Useinin dhe Idriz Bathën, teksa u jep dorën dhe u thotë: “Djem mos u mërzisni fare”. Por, më kritik si me sens edhe humori, Idrizi ka qenë me kapitenin Bushiç. “Më çmende fare! Po shëno ndonjë gol o burri i dheut, çfarë ke?”. Kapiteni pas kësaj kritike mbetet pa fjalë, ndërsa Idrizi i thotë. “Ik, ik, nuk ka problem

ERMAL SIKA

 






www.minuta90.com