Meshkuj dhe femra në një ekip, lind kampionati miks në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 20:13

Meshkuj dhe femra në një ekip, lind kampionati miks në Francë

Për disa mbetet ende një tabu, por disa të tjerë kanë vendosur ta bëjnë realitet edhe pse jo në formën zyrtare, apo më saktë ligjore. Në Francë kanë vendosur që t’i japin një shqelm diferencimit dhe kanë vendosur që të krijojnë kampionatin miks-gjinor, me skuadra që në përbërje të tyre kanë meshkuj dhe femra së bashku.Football-a-100-jours-de-la-Coupe-du-monde-la-capitaine-francaise-Amandine-Henry-veut-surfer-sur-la-vague-des-Bleus

Në shtetin transalpin po vihet në skenë prej vitesh një kampionat me skuadra që përbëhen me nga 7 lojtarë, i cili po thith shumë entuziazëm, por tashmë kanë vendosur që ta pasurojnë edhe më shumë, duke bërë pjesë edhe femrat në këto ekipe, madje me ndarje të barabartë: së paku është e detyrueshme që lojtarët e lëvizshëm të jenë 3 meshkuj dhe 3 femra, ndërsa portieri është një zgjedhje gjinore me dëshirë.

Për momentin, ky kampionat nuk duket se entuziazmon shumë Federatën Franceze të Futbollit, por ndërkohë ka marrë mbështetjen e Federatës Sportive të Gjimnastikës dhe Punës. Dhe pse jo, ndoshta kjo nismë mund të fillojë që të përhapet edhe në vende të tjera të Europës dhe të botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"