Mesfushori zyrtarizon largimi nga Kastrioti: Mora shumë nga ky klub!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2019 | 17:51

Mesfushori zyrtarizon largimi nga Kastrioti: Mora shumë nga ky klub!

Ersil Ymeraj nuk do të jetë më një futbollist i Kastriotit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, mesfushori njofton se nga sot, nuk është më pjesë e krutanëve.

ersil ymeraj

25-vjeçari shkruan se ka zgjidhur me mirëkuptim bashkëpunimin me drejtuesit e Kastriotit, ndërsa i uron sukses të rikthehet sërish në Superiore ekipit krutan.

STATUSI I YMERAJT

Miq të dashur, ju lajmëroj se nga ky moment nuk jam më pjesë e Kastriotit. Çdo gjë u zgjidh me mirëkuptim duke i falënderuar për gjithçka. Një vit ku u mundova të jap maksimumin nga vetja dhe mora shumë nga ky klub. Një grup me super çuna që vështirë të përsëritet më. Falenderime për të gjithë stafin dhe trajnerët që punova përgjatë këtij sezoni, gjithashtu edhe tifozerinë që u bënë lojtari i 12 për ne duke na përkrahur në çdo ndeshje. I uroj suksese në këtë sezon stafit dhe çunave të ekipit të arrijnë objektivin të rikthehen edhe një herë aty ku e meritojnë.

ymeri status

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"