Mesfushori zhduket nga Luftëtari, por gjirokastritëve i kthehen dy lojtarë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 21:23

Mesfushori zhduket nga Luftëtari, por gjirokastritëve i kthehen dy lojtarë të tjerë

Luftëtari ka nisur përgatitjet anti-Flamurtar. Një ndeshje e cila vlen sa për statistikë në fakt, e megjithatë bluzinjtë e kanë një qëllim: Ata do ta luajnë për të shmangur dështimin e radhës. Për trajnerin Neritan Novi, objektivi i vetëm i mbetur në tavolinë është ruajtja e pozitës aktuale në klasifikim, gjë që e ka shprehur edhe më parë për gazetën: “Ne kemi dalë nga kategoria, por të luajmë fort dhe me besim që mos të na e kalojë Flamurtari në klasifikim. Të fillojmë të mendojmë për të ardhmen”.Futbollistet e Luftetarit

Më këtë moto zbritën dje në orën 18:00 në “Fushën e Vjetër”, për të nisur punën për duelin e… të rënëve. Grupi ishte disi më i plotë, pasi u kthye Aurel Demo. Mbrojtësi është stërvitur i diferencuar, por ka pak shanse që të marrë edhe minuta. 22-vjeçari është duke vijuar njëherësh edhe terapi intensive në qytetin e Sarandës, ndaj vështirë që do të rrezikohet për javën e 31-të.

Lajmi i mirë është edhe rikthimi i kapitenit Erald Hyseni, i cili ka ezauruar pezullimin prej të verdhëve. E megjithatë, çështje më vete është ajo e Donald Açkës. Ai vazhdon të mungojë në stërvitje prej 3-4 ditësh. Gazeta “Panorama Sport” është përpjekur të kontaktojë me mesfushorin, por e ka pasur të pamundur të marrë një përgjigje për mospraninë e tij në Gjirokastër.acka donal

Ishin drejtuesit e Luftëtarit dhe konkretisht trajneri Neritan Novi, i cili para ndeshjes me Teutën tha se nuk dinin asgjë për vendndodhjen e lojtarit. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet gjithçka më shumë për të ardhmen e Açkës.

T.Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"