Mesfushori zbulon prapaskenën: Isha pranë largimit nga Liverpuli kur Klop më kërkoi të luaja mbrojtës i majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 17:16

Mesfushori zbulon prapaskenën: Isha pranë largimit nga Liverpuli kur Klop më kërkoi të luaja mbrojtës i majtë

Xhejms Milner është një nga mesfushorët veteran dhe më të mirë që ka Liverpuli. Anglezi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe tani fitoi titullin kampion me Liverpulin.

james-milner-liverpool-2019-20_1lpjo00cajba71atkkslbcrc7w

Por Milner ka zbuluar një prapaskenë ku ishte gati të largohej nga Liverpuli. Mesfushori tregon se kur Klop i kërkoi të luante në krahun e majtë të mbrojtjes në sezonin 2016, ai ishte gati ti thonte jo dhe të largohej. Në një intervistë për “Sky Sport” Milner u shpreh: “Klop erdhi dhe më kërkoi mua të bëja rolin e mbrojtësit të majtë. Në fillim isha gati ti thoja jo dhe se doja të largohesha, por më pas ndërrova mendje.

Fillova të mësoja rolin e ri, dhe shokët e ekipit u surprizuan kur më panë ndeshjen e rradhës të luaja si mbrojtës i majtë”, përfundoi mesfushori. Milner e ka ndihmuar Liverpulin të fitojë titullin kampion këtë sezon pas 30 vitesh pritje, si dhe Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"