Mesfushori tenton rikuperimin, Muzaka dhe Taipi jashtë. Ja situata te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 13:36

Mesfushori tenton rikuperimin, Muzaka dhe Taipi jashtë. Ja situata te Skënderbeu

Skënderbeu mbetet në pritje të gjendjes fizike të Asjon Dajës për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë. Korçarët duket se do të presin deri në momentin e fundit një rikuperim të Dajës për të qenë i gatshëm në ndeshjen e kësaj fundjave me qëllim që të plotësojnë repartin e mesit të fushës me një futbollist me eksperiencë.

20190822_172653

Për këtë arsye, Daja ditën e djeshme ka vendosur që të provojë se deri në çfarë pike është rikuperimi i tij dhe a mund ta përballojë sfidën e radhës kundër Vllaznisë. Pavarësisht se testi në përgjithësi shkoi mirë, dita e sotme do të tregojë më qartazi nëse mesfushori kryeqytetas do ia dalë të jetë pjesë e listës së Skënderbeut për përballjen e radhës, apo jo. Mirëpo, nuk ka vetëm lajme pozitive nga infermieria.

Nëse për Dajën shpresat janë të mëdha, e kundërta mund të thuhet për dy mesfushorët e tjerë. Qoftë Muzaka, ashtu edhe Taipi vijojnë individualisht terapinë riaftësuese dhe çdo mundësi rikuperimi e tyre tashmë nuk është e llogaritshme. Të dy lojtarët janë dy mungesa të sigurta për ndeshjen e së shtunës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"