VIDEO/ Gol “alla Salihi”, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 19:26

VIDEO/ Gol “alla Salihi”, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në kampionatin francez

Mesfushori shqiptar, Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligën e Dytë të kampionatit francez me fanellën e Ajaçios. 

Laci

Ish-futbollisti i Shpresave, kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12-të, në sfidën ndaj Lensit. Një gol identik si ai i realizuar nga sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi, në sfidën kundër pas një skeme fantastike. Goli i Laçit, nuk arriti ti siguronte fitoren Ajaçios, teksa skuadra mike përmbysi rezultatin në pjesën e dytë duke triumfuar me rezultatin 1-2.

Ky ishte goli i dytë për Laçin në kampionat. Duhet theksuar se futbollisti shqiptar është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm tek skuadra franceze këtë sezon, teksa mban edhe fanellën me numrin 10 mbi shpinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"