Mesfushori shqiptar shënon golin e fitores, skuadra italiane merr kryesimin e renditjes me 3 kuqezinj në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:58


Mesfushori shqiptar shënon golin e fitores, skuadra italiane merr kryesimin e renditjes me 3 kuqezinj në fushë

Skuadra e Reantes në Serinë C, është duke i mahnitur të gjithë, teksa pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, tashmë është në krye të renditjes në grupin A.

renate

Skuadra ku aktivizohen 3 lojtarë shqiptarë, Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erland Lakti, ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Alesandrias me rezultatin 2-1.

Të 3 futbollistët shqiptarë zbritën në fushë, me Radën dhe Kabashin që e nisën titullarë, ndërsa Lakti u aktivizua nga stoli.

Ishte pikërisht Rada që shënoi golin e fitores për Renaten në minutën e 73’, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, 2 pikë më shumë se Pro Verçeli i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com