Mesfushori shqiptar ndërron ekip, kalon tek skuadra tjetër greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 17:04

Mesfushori shqiptar ndërron ekip, kalon tek skuadra tjetër greke

Mesfushori shqiptar Fatjon Antoni ka ndërruar ekip, teksa ka kaluar te skuadra tjetër greke e cila militon në kategorinë e dytë, Apolon Smirnis.andoni

Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare kanë konfirmuar afrimin e 28-vjeçarit shqiptar, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin.

Për Antonin është një rikthim te Smirnis, pasi luante për ta deri në vitin 2016, ku më pas u largua për te Ae Larisa.

Lojtari me origjinë nga Vlora, prej vitesh luan në kampionatin grek, ku ka treguar paraqitje shumë të mira, dhe tashmë shpreson të tregojë të njëjtën formë edhe me ekipin e ri.fation

Smirnis renditen në vendin e dytë me 27 pikë, 6 pikë më pak se Janina e vendit të parë dhe objektivi është ngjitja në Super Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"