Mesfushori shqiptar konfirmon transferimin: Të dielën do të kryej vizitat me klubin grek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:55

Mesfushori shqiptar konfirmon transferimin: Të dielën do të kryej vizitat me klubin grek…

Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha do të transferohet te skuadra greke e Arisit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 31-vjeçari i cili zbulon se ka firmosur një parakontratë me verdhezinjtë. Basha do të jetë të dielë në Selanik për të kryer vizitat mjekësore me klubin grek ku në të kaluar është aktivizuar edhe Kristi Vangjeli.

basha memushaj

“Kam nënshkruar një parakontratë me Arisin e Selanikut, të rikthyer në divizionin e parë. Unë do të shkoj të dielën për të kryer vizitat mjekësore. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë do të bëhet zyrtare Aris ka ambicie dhe mund të mbeshtetet në një tifozeri super.

Basha

Kam telefonuar disa shokë grekë me të cilët kam luajtur, si dhe lojtarë shqiptarë që luajnë në Greqi. Kam pasur vetëm komente pozitive për këtë klub”, ka deklaruar Migjen Basha për mediat zvicerane.

Futbollisti shqiptar pritet të nënshkruaj një kontratë 2 vjeçare me klubin legjendar grek nga ku do të përfitojë 300 mijë euro në sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"