Mesfushori shqiptar drejt Beshiktashit, klubi e vlerëson 25 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2018 | 18:42

Mesfushori shqiptar drejt Beshiktashit, klubi e vlerëson 25 milionë euro

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në media. Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili është pjesë e skuadrës së Levantes në Spanjë.

Hyka dhe Bardhi

22-vjeçari i cili realizoi një sezon fantastik duke shënuar gola spektakolarë kërkohet nga skuadra turke e Beshiktashit. Pengesa e vetme është kërkesa e klubit spanjoll, i cili e vlerëson Bardhin plot 25 milionë euro.

hyka-1

Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë, u ble nga skuadra e Ujpestit për 1.5 milionë euro, ndërsa vlera e tij ka shkuar në 25 milionë. Përveç Bardhit, Bershiktashi ka shprehur interes edhe për fantazistin kroat Alen Haliloviç.

Beshiktashi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"