Mesfushori serb zbarkon në Ballsh, zbulohet goditja e parë e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2019 | 11:23

Mesfushori serb zbarkon në Ballsh, zbulohet goditja e parë e Bylisit

Tarik Cmajcanin pritet të jetë goditja e parë e Bylisit në merkaton e janarit. “Panorama Sport” mëson se dje mesfushori serb ka qenë në Ballsh, ku ka biseduar me presidentin Kapllanaj. 

Tarik-vs-Skenderbeu

Tarik nuk është një emër i panjohur për Superioren, pasi vetëm dy sezone më parë ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, i cili mund të përshtatet mjaft mirë te ballshiotët.

Fakti që nga skuadra janë larguar disa të huaj, ka bërë që të hapet vendi për afrimin e të tjerëve.

TARIK

Në orët e ardhshme mbetet për t’u parë nëse klubi do të zyrtarizojë 25-vjeçarin, i cili së fundmi ka qenë në Kosovë te Ballkani i Suharekës, që është kryesues i kampionatit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"