Mesfushori serb i bashkohet Kukësit, zbardhet pakti me klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 10:04

Mesfushori serb i bashkohet Kukësit, zbardhet pakti me klubin

Ashtu siç e kishte lajmëruar gazeta “Panorama Sport” një ditë më parë, Kukësit dje i është bashkuar në stërvitje edhe Filip Osman. Lojtari serb mbërriti në Tiranë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në mesnatën e së martës dhe dje doli në stërvitje me ekipin në orën 10:00, në Pezë Helmës.

Filip Osman

MARRËVESHJA

Kukësi ka arritur marrëveshjen paraprake me mesfushorin 25- vjeçar serb. Akordi që klubi ka bërë me lojtarin është që fillimisht të provohet dhe në rast se trajneri jep OK-in, atëherë do të vendosen kushtet e kontratës. Gazeta mëson se Osmani është njëri prej lojtarëve që ka studiuar këtë periudhë i dërguari me mision në Serbi nga presidenti Gjici, pikërisht zv/trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Osman

Osman është një mesfushor me tipare shkatërruese që në tri sezonet e fundit ka luajtur me FK Bezanijën në Ligën e Dytë serbe. Në 12 ndeshje që është aktivizuar në pjesën e parë të këtij sezoni, Osmani ka qenë si titullar 8 herë. Më parë ai ka luajtur me ekipe si Vozdovac, Radniçki, Smederevo dhe Slavija të Sarajevës në kampionatin e Bosnjës.

PËRSHTYPJET

Nga të dhënat e para dhe nga ajo që pa në fushë, trajneri Milinkoviç e pëlqeu bashkëpatriotin e tij shtatlartë, i cili gjatë të gjithë kohës u shfaq me malazezin Krokotiç, ku duket se të dy futbollistët përveç gjuhës kanë pasur njohje dhe më parë.

Osman ka një teknik dhe fizik për t’u admiruar, ndaj presidenti ka urdhëruar stafin teknik që ta vëzhgojnë me imtësi, pasi një lojtar potent në mesfushë i nevojitet me patjetër Kukësit. Për të vendoset në fillim të jav- ës së ardhshme, pasi pakti me lojtarin është që të vëzhgohet nga afër një javë e pastaj palët të bien dakord për kushtet e anën financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"