Mesfushori refuzon rinovimin me Egnatian, ja prapaskenat te rrogozhinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 14:32

Mesfushori refuzon rinovimin me Egnatian, ja prapaskenat te rrogozhinasit

Egnatia e sezonit të ri e ka nisur punën nga ndryshimi në kullën drejtuese, ku pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani, është emëruar Edlir Tetova si “timonieri” i ri i skuadrës nga Rrogozhina.

XHEKSON DURANSKI

Për sa i përket merkatos në hyrje nuk ka asnjë emër, ndërsa në dalje së fundmi është në skenë mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski.

Kanë qenë mediat fqinje ato që e kanë bërë të ditur divorcin e 30-vjeçarit me rrogozinasit.

Sipas “gol.mk” Filip Duranski është larguar nga skuadra e Egnatias dhe do të kërkojë një sfidë të re.

Mesfushori 30-vjeçar fitoi besimin pas ardhjes tek Egnatia dhe u bë titullar i rregullt në drejtimin e ishtrajnerit Ramadani, i cili me sa duket e sponsorizoi në janar që të vihej nën urdhrat e tij.

Duranski dhuroi disa asiste për golat kyç, falë të cilave u sigurua mbijetesa në Superiore në ndeshjen shtesë me Korabin.

Sipas medias maqedonase, Duranski kishte një ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me Egnatian, por mesfushori nuk e pranoi dhe në sezonin 2022-2023 do ta shikojmë në një klub.

Sipas raportimit nga i njëjti burim thuhet se për Duranskin ka interes edhe nga klube të tjera në Shqipëri, teksa një opsion është edhe transferimi i tij në Qipro.

Filip Duranski erdhi tek Egnatia nga Armenia ku luajti për Sevanin, ndërsa ka luajtur edhe për Sileks, Sered, Rabotniçki, Horizont Turnovo, Mlada Boleslav dhe Slavia Pragë.

Sa i përket Egnatias së sezonit të ri, presidenti i skuadrës, Agim Demrozi, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” ka pohuar se do të ruajë 80% të skuadrës së sezonit të fundit. Ndërsa për hyrje-daljet në merkato presidenti Demrozi vulën ia ka lënë trajnerit Edlir Tetova.

E paqartë mbetet e ardhmja e dy mbrojtësve, Gëzim Krasniqi dhe Ilir Allmuça, të cilëve u ka mbaruar kontrata me rrogozhinasit dhe në horizont nuk ka shenja rinovimi për momentin.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"