Mesfushori pranë largimit nga Milani, Napoli gati ta blejë që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 10:01

Mesfushori pranë largimit nga Milani, Napoli gati ta blejë që në janar

Frenk Kesi me shumë mundësi do të largohet nga Milani në merkaton e janarit, për shkak të periudhës jo të mirë që po kalon. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Pioli, madje ky i fundit nuk e grumbulloi fare për ndeshjen e fundit kundër Juventusit.

kesi

Thuhet se edhe lojtari nuk e pëlqen këtë që po i ndodh dhe ka filluar ta mendojë largimin. Shumë skuadra interesohen për të, kryesisht nga Franca dhe Anglia. Megjithatë, për futbollistin interesohet edhe një klub nga Seria A, i cili e do në ekipin e tij.

Bëhet fjalë për Napolin, drejtuesit e të cilëve, sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit. Të kaltrit duhet të paguajnë të paktën 16 milionë euro për të marrë shërbimet e Kesit, në mënyrë që te kuqezinjtë të mos ketë humbje të kapitalit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"