Mesfushori nuk gjen akordin me Liverpulin, Interi përgatit sulmin për ta marrë në Milano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:41

Mesfushori nuk gjen akordin me Liverpulin, Interi përgatit sulmin për ta marrë në Milano

Mundësitë që Xhorxhino Vajnaldum të qëndrojë në Liverpul po pakësohen gjithmonë e më shumë. Klubi i “Merseyside” i ka ofruar mesfushorit një kontratë (ajo aktuale skadon këtë qershor) kushtet e të cilës për momentin nuk janë pranuar, pasi ka distancë mes ofertës dhe kërkesës.

curtis-jones-georginio-wijnaldum-liverpool-everton-2020-21_ojvis9rjiwn710s3j3y1livir

Lojtari holandez ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës së Jyrgen Klopit që nga transferimi në “Anfield” në vitin 2016 dhe këtë sezon ka regjistruar 23 paraqitje, por aspekti ekonomik po e largon nga Premier Liga.

Ndër klubet e para të interesuara është Barcelona, që mbetet ende favorite, por së fundmi në garë për 30-vjeçarin kanë hyrë edhe PSG-ja dhe Interi. Në veçanti, Antonio Konte do të dëshirone te zikaltrit një mesfushor me karakteristikat e Vajnaldum, pasi verën e kaluar nuk arriti të transferonte të preferuarin N’Golo Kante. Holandezi përfiton aktualisht rreth 4,5 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"