Mesfushori mes Interit dhe Premier Ligës, zikaltrit i caktojnë çmimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 15:14


Mesfushori mes Interit dhe Premier Ligës, zikaltrit i caktojnë çmimin

 

Para ose rikthim në formën optimale: ky është udhëkryqi i Matias Vesinos tek Interi. I cili ka kaluar nga një ekuilibruar te i sakrifikuar i mundshëm. Dhe vetëm dy vite më parë u jepte zikaltërve një të ardhme në Ligën e Kampionëve me atë gol në “Olimpico” kundër Lacios. Një përpjekje për Vesinon do e bëjnë nga Premier Liga. Totenhemi dhe Evertoni qëndrojnë vigjilentë, por drejtuesit interistë e lënë të lirë vetëm me kushte të caktuara: për një shifër afër 20 milionë eurove. Kjo gjithmonë nëse më parë nuk do arrijë të bindë Konten që ta përfshijë në projektin afatgjatë.

matias vesino

Me Evertonin mesfushoiri kishte edhe një akord maksimal disa muaj më parë, por Marota dhe Auzilio nuk u dorëzuan përpara ofertës prej 12 milionësh plus bonuse, duke refuzuar edhe një propozim të Mançester Junajtidit që kërkoi futbollistin në huazim. Një shitje do të kryhet vetëm në formë përfundimtare.

Ndërsa kohët e fundit me Totenhemin e Murinjos u diskutua një marrëveshje e ndërthurur që do të parashikonte përfshirjen e Vesinos në transferimin e Kristian Eriksenit në Milano. Në atë rast ishin anglezët që bënë mur, duke monetizuar në maksimum largimin e një lojtari që po i skadonte kontrata: 20 milionë, ndër të tjera, është e njëjta shumë që Interi pagoi për danezin.Matias-Vecino-1-1024x683

Një shifër rreth së cilës do të punohet për Vesinon, për të cilin zikaltrit paguan 24 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina tre vite më parë dhe që ka një kontratë deri në 2022-shin.

Për momentin, megjithatë, do duhet të priten dekretet e radhës mbi rinisjen e kampionatit dhe rregullat e reja për nisjen dhe mbarimin e merkatos.

LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com