Mesfushori largohet zyrtarisht nga Flamurtari, boshti i skuadrës pritet të jetë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 21:18

Mesfushori largohet zyrtarisht nga Flamurtari, boshti i skuadrës pritet të jetë me…

Jurgen Vrapi është lar guar zyrtarisht nga Fla murtari. “Panorama Sport” mëson se Vrapi dje ka qenë në Vlorë dhe ka tërhequr letrat nga klubi. E pohon vetë lojtari, i cili thotë se tashmë do të provojë një aventurë të re. “Nga sot (dje) nuk jam më lojtar i Flamurtarit, besoj se kaq ishte cikli im në Vlorë. Dhashë maksimumin sa herë u aktivizova dhe m’u kërkua. Në këto kushte, dua të provoj një aventurë të re. I falënderoj të gjithë për mbështetjen te Flamurtari, nga drejtuesit e deri te tifozët, ju uroj sa më shumë suksese dhe rikthim sa më të shpejt në elitë.

jurgen vrapi flamurtari

Flamurtari është një emër i madh dhe një klub me traditë, jam i nderuar që e kam mbajtur veshur fanellën e tij. Më vjen keq që ranë në Kategorinë e Parë, por janë të gjitha mundësitë për t’u ring ritur. Për të ardhmen nuk kam vendosur, janë tri ekipe që më kërkojnë. Besoj se do të vendos brenda kësaj jave”, u shpreh Vrapi.

BRAZILIANËT – Odaildo Souza de Oliveira dhe Lukas Ramos duken larg Flamurtarit. Këta dy lojtarë janë në kërkim të një aventure të re. Lukas Ramos, me shumë mundësi, do të qëndrojë në Superiore, pasi ka marrë oferta, ndërsa braziliani tjetër, Odaildo Souza de Oliveira, shpreson të luajë jashtë Shqipërisë dhe ndoshta në Turqi. I vetmi nga brazilianët që e mbylli sezonin në Vlorë dhe që do të qëndrojë te Flamurtari edhe në Kategorinë e Parë, është Karlos Henrikue Ramos.

Kukesi-Flamurtari-e1592240592317

BOSHTI I EKIPIT – Flamurtari synon që sezonin e ri të ketë një bosht lojtarësh vlonjatë, pjesë e akademisë. Mbrojtësit Arbion Balilaj, Geraldo Balla dhe Xhejvis Hasanaliaj do të jenë bazë e ekipit për të ardhmen. Po ashtu, Mateo Qarri, Ariel Muçollari dhe Shaqir Haruni shihen si pjesë e rëndësishme e kuqezinjve. Gjasat janë të qëndrojë edhe Arinaldo Rrapaj, pasi klubi s’e lejon të shkojë te Partizani, meqenëse ka kontratë. Mbetet për t’u parë ç’do të bëhet me Andi Ribajn, Shpëtim Moçkën dhe Ardit Hoxhën. Të tre kanë oferta nga ekipe të tjera, por i kanë dhënë një gjysmë fjale administratorit Idrizi për të qëndruar në Vlorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"