Mesfushori kalon dëmtimin, i premton besnikëri Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2018 | 17:25

Mesfushori kalon dëmtimin, i premton besnikëri Kamzës

Besnik Syziu pritet që të qëndrojë edhe një sezon te Kamza. Edhe pse ekipi vazhdon të jetë në “ajër”, ndërsa drejtuesit jo vetëm që nuk kanë nisur me afrimet, por as me rinovimet, ka edhe nga ata si mesfushori që erdhi një vit më parë nga Hanoveri, që është gati të qëndrojë. Në një bisedë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari ka komentuar edicionin e fundit, por ka folur edhe për të ardhmen.

kamzaaa

“Te Kamza kisha një sezon të pafat, pasi në momentet që po hapej rruga e mundshme për një vend titullari pësova një dëmtim, duke më kushtuar një periudhë të gjatë kohe pa u aktivizuar. Për këtë motiv, që në prill u largova drejt Gjermanisë, ku kam dhe vendbanimin e dytë. Fazën e rikuperimit e bëra pikërisht atje. Tashmë ndihem mirë dhe po bëj të gjitha përpjekjet për të riaktivizuar këmbën e dëmtuar dhe jam i gatshëm për të nisur sezonin e ri përsëri te Kamza.

Jam optimist se do të jem pjesë e Kamzës edhe për një sezon, bazuar në bisedimet që janë zhvilluar me presidentin Qarri. Më është premtuar edhe për një sezon. Dëshiroj që fati këtë radhë të jetë në anën time dhe forma ime të premtojë më shumë hapësirë në formacion”, deklaroi durrsaku, që luaji në 13 ndeshje në total, 11 në kampionati dhe 2 në kupë.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"