Mesfushori ikën nga skuadra e Kategorisë së Parë, kthehet në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 10:57

Mesfushori ikën nga skuadra e Kategorisë së Parë, kthehet në Brazil

Tjetër largim nga Turbina. Renato Olivera Konseisao ka udhëtuar drejt Brazilit dhe nuk dihet nëse do të ketë apo jo kthim pas. Edhe pse kampionati ka javë që ka mbaruar, ai po qëndronte në Cërrik.

Turbina

Mesfushori ishte kthyer në një pikë referimi për cërrikasit, ndërsa në 12 ndeshje mori 673 minuta. Në klub nuk kanë diskutuar për një rinovim kontrate, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të vijë prapë në Shqipëri.

Pjesë e organikës kanë mbetur vetëm dy brazilianët, konkretisht sulmuesi Ronaldo dhe mbrojtësi Kristian. Këta shihen si të rëndësishëm për ekipin e Alfred Allamanit dhe drejtuesit do të bëjnë çmos që t’i blindojnë për sezonin 2021-2022.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"