Mesfushori i Totenhem po luan i dëmtuar, Murinjo e falenderon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 18:24

Mesfushori i Totenhem po luan i dëmtuar, Murinjo e falenderon

Mesfushori Xhovani Lo Kelso edhe pse i dëmtuar po luan me ekipin e tij të Totenhem. Për këtë sakrificë Murinjo e ka përgëzuar mesfushorin.

lo selso

Trajneri portugez konfirmoi se Lo Kelso po luan i dëmtuar. “Ai priste fundin e sezonit të rikuperohej, por ndodhi pandemia dhe po luajmë ende. Dele Ali dhe Ndombele nuk janë rikthyer ende, dhe ne nuk e kemi luksin ta lëmë pushim.

Kështu që Lo Kelso ka shtrënguar dhëmbët për skuadrën dhe për këtë e falenderoj”, tha Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"