Mesfushori i Sitit: Reali është i fortë, por ne jemi më shumë se ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 20:25

Mesfushori i Sitit: Reali është i fortë, por ne jemi më shumë se ata

Rodrigo e ka vlerësuar Realin si skuadrën më të madhe në Ligën e Kampioneve, por mesfushori i Sitit beson se skuadra e tij është më e fortë se spanjollët. Duke folur në konferencën për shtyp me trajnerin Guardiola, ish-mesfushori i Atletikos tha:

rodri-manchester-city-1564571810-24088

“Unë kam të njëjtën ndjesi, ata janë më shumë se një skuadër. Ata kanë atë mënyrën e tyre të lojës ku ti nuk mund të qetësohesh edhe nëse je duke fituar 3 apo 4-0. Ata rikthehen gjithnjë dhe kanë një personalitet për t’u bërë kampionët që kanë qenë. Janë skuadra më e mirë e këtij turneu dhe po tregojnë se bota dhe tani futbolli ka ndryshuar paksa.

Tani diferencat mes ekipeve janë shumë të ngushta. Unë e di që ne kemi skuadrën më të mirë, por duhet ta tregojmë këtë në fushë. Nëse i bëjmë gjërat mirë, mendoj se nuk do të kemi probleme. Objektivi im është të fitoj çdo trofe për të cilin luajmë. Ka ngelur edhe një i fundit këtë sezon. Kemi fituar dy dhe duam ta bëjmë këtë sezon më të bukur akoma duke ngritur Champions-in. Është një turne që Siti nuk e ka fituar kurrë, është ëndrra jonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"