Mesfushori i Shpresave me ekip të ri, huazohet në ligën e dytë spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 23:21

Mesfushori i Shpresave me ekip të ri, huazohet në ligën e dytë spanjolle

Mesfushori i Kombëtares U-21, Kleandro Lleshi, kartoni i të cilit zotërohet nga Leganesi, ka ndërruar ekip për këtë sezon të ri.

kleandro lleshi

Bëhet fjalë për një huazim, nga ekipi B i Leganesit, drejt klubit që militon në ligën e dytë spanjolle, Fuenlabrada.

Një lëvizje e tillë bëhet që 19-vjeçari të ketë më shumë hapësira e të marrë më shumë minuta në këmbët e tij. Në Segunda Divizion, Lleshi do të gjejë edhe dy shokë të cilët i ka pasur më parë tek Shpresat e Shqipërisë, Keidi Baren me Malagan, si dhe Rei Manajn me Albaseten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"