Mesfushori i Shpresave: Do na mungojnë lojtarët e Kombëtares A, Sllovakinë e mundim dy herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 12:25

Mesfushori i Shpresave: Do na mungojnë lojtarët e Kombëtares A, Sllovakinë e mundim dy herë

Kombëtarja U-21 është grumbulluar për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Sllovakisë, më datë 24 mars. Dy nga lojtarët e Shpresave, Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi, kanë folur ditën e sotme përpara mediave.

Ndoji foto

Mesfushori Ndoj, i cili luan me ekipin italian të Breshias u shpreh: “Jemi duke u stërvitur përditë, nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë, nuk e dimë akoma. Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trajneri.

Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë. Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin. Do t’i fitojmë dy ndeshjet me Sllovakinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"