Mesfushori i Pogradecit: Tentojmë elitën, marrim pikët e plota ndaj Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 10:28

Mesfushori i Pogradecit: Tentojmë elitën, marrim pikët e plota ndaj Tomorit

Pasi siguroi zonën “play off”, tashmë Pogradeci ka një tjetër mision. Shanset i kanë edhe për të tentuar elitën, ndaj sot në Berat udhëtojnë për të fituar dhe parakaluar Tomorin në renditje. Gersi Liçkollari e parashikon transfertë të vështirë, megjithatë është i bindur se pa pikët e plota nuk do të largohen. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori thotë se gjithçka është e mundshme.

Lickollari

“Dihet që vështirësitë janë në rritje këtë fazë, por duke qëndruar larg euforisë dhe mbështetur tek aftësitë tona, mund të them me bindje se do të jemi ekipi që luftojmë për vendin e parë. Dhe ta arrish këtë, duhet që në çdo takim të hysh në fushë për fitore. Përjashtim nuk bën as ekipi i Tomorit, por edhe nëse dalim nga takimi me një pikë, sërish do ta konsiderojmë si sukses”, u shpreh mesfushori. Pogradeci ndodhet në vendin e tretë, por vetëm një pikë larg kundërshtarit të radhës dhe tri pikë larg ekipit kryesues.

Sipas 23- vjeçarit, kjo ngjeshje tregon se të tria ekipet janë shumë afër dhe janë pretendentë: “Nuk mendoj se kjo javë e parë do të përcaktojë gjithçka, por është një tregues dhe duke qenë se do të ndeshemi nga dy herë me çdo ekip, janë mundësitë maksimale për një vend të parë. Duket se edhe shorti është me ne në këto momente. Një nga katër ndeshjet e para do ta luajmë me Tomorin, ndërsa tri të tjerat do t’i luajmë në fushën tonë. Besoj se kjo do të na japë edhe më shumë siguri për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë kampionatit. Situata do të duket më qartë që në javët e para. Ne jemi gati për gjithçka”, e mbylli Liçkollari.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"