Mesfushori i Perusë: Falkao më tha se me barazim kualifikoheshim të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 13:28

Mesfushori i Perusë: Falkao më tha se me barazim kualifikoheshim të gjithë

Barazimi plot polemika 1-1, i Kolumbisë dhe Perusë, tashmë po fillon të zbardhet akoma më shumë. Radamel Falkao dhe mesfushori i Perusë, Renato Tapia, e kanë pranuar se po diskutonin për faktin se një barazim do i kënaqte të dyja skuadrat, dhe do i sillte kualifikimin për në Kupën e Botës.

falkao

Pas ndeshjes, në një intervistë Falkao u shpreh: “E dinim çfarë po ndodhte në ndeshjet e tjera, dhe në atë moment u mundova t’ia shpreh këtë gjë edhe lojtarëve të Perusë.”

Ndërkohë, nga ana tjetër, Tapia i Perusë, i cili aktivizohet me Fejnordin në Holandë, tha pas ndeshjes për “Panamerikana TV” : “Në pesë minutat e fundit, kolumbianët erdhën tek ne, duke e ditur rezultatin e ndeshjeve të tjera. Kështu e menaxhuam ndeshjen siç na duhej. Fola me Radamelin i cili më tha se nëse vazhdonim barazim, kualifikoheshim të gjithë, por gjithsesi në futboll ne luajmë gjithmonë për të fituar.”

 

Ky barazim e ndihmoi Kolumbinë të shkonte direkt në Rusi, ndërsa Peruja u rendit e 5-ta në grup dhe do të luajë në fazën “play-off”. Me Kilin që po mundej në Brazil, të dyja ekipeve iu interesonte barazimi, dhe pas pamjeve të publikuara ku lojtarët e të dy ekipeve shihen duke biseduar, një lumë akuzash vërshuan nëpër media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"