Mesfushori i Partizanit përfundoi në polici, e dashura i çon sms paqeje: E vërteta është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 8:49

Mesfushori i Partizanit përfundoi në polici, e dashura i çon sms paqeje: E vërteta është që…

Mesfushori i Partizanit përfundoi në Komisariatin Nr 2 të kryeqytetit, pas denoncimit që partnerja, Raulimar Diaz, i bëri në polici për ushtrim dhune. Ngjarja ka të mirat dhe të këqijat e veta për çiftin, ku pas denoncimit dhe shoqërimit në polici, e dashura e ka kursyer kallëzimin penal për 24-vjeçarin nga Venezuela, i cili pas disa orësh është liruar me kusht.

Romero-dhe-e-fejuara

Partnerja ka marrë një urdhër mbrojtjeje 10-ditor, pasi më 19 maj pritet që të udhëtojë drejt Italisë. Pas kësaj ngjarjeje është thënë se divorci është i pashmangshëm për çiftin, që si fillimisht kanë fshirë fotot e përbashkëta nga profilet e tyre në “Instagram”.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Raulimar Diaz ka dhnë shenja pajtimi me lojtarin e Partizanit, ku lajmin e quan fals, por nuk tregon të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Pyetjes së gazetës nëse ka patur një zënkë, apo diçka tjetër mes çiftit, e dashura e Romeros i përgjigjet:

Romero-Partizani-e-fejuara

“Gjithçka është false. Mediat thonë gjëra të këqija, të cilat nuk janë të vërteta. Nuk duhet të besojnë zërat pa e ditur të vërtetën”. Kur i është kërkuar se çfarë ka ndodhur realisht, Raulimar Diaz nuk dashur që të prononcohet. Edhe pse të ndarë pas sherrit, çifti vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"