Mesfushori i Laçit zyrtarizon largimin: Mirënjohje të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 12:33

Mesfushori i Laçit zyrtarizon largimin: Mirënjohje të gjithëve

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ansi Nika ka bërë zyrtar largimin nga klubi i Laçit. Lajmin që Panorama Sport e kishte paralajmëruar  ditë më parë, ish-mesfushori i kurbinasve e ka konfirmuar, teksa ka falënderuar edhe trajnerët, shokët, tifozët si dhe presidentin.

ansi nika

“Nga sot nuk do jem më pjesë e Laçit. Faleminderit KF Laçit për mirënjohjen e të gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetjen. Kalova 1 vit e gjysmë plot emocione të paharrueshme. Ishte një vit plot sukses, arritëm Kupat e Europës si edhe në finalen e Kupës. Një aventurë e bukur plot emocione. I falenderoj të gjithë, presidentin, trajnerët, shokët dhe tifozët. Forca Kf Laçi. Suksese” – shkruan Nika në postimin e tij në Instagram.

nikaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"