Mesfushori i Kombëtares drejt kalimit në Barcelonë, është arritur akordi dhe pritet zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:37

Mesfushori i Kombëtares drejt kalimit në Barcelonë, është arritur akordi dhe pritet zyrtarizimi

Malagës i duhen të ardhura në këtë moment të vështirë financiar dhe shitja e Keidi Bares tek Espanjoli duket se do të jetë një nga operacionet që pritet t’i japë frymëmarrje klubit spanjoll.

keidi bare

Akordi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare me klubin e Barcelonës është një hap larg sipas “Radio Marca Barcelona”. Espanjoli kishte bërë dy oferta për 22-vjeçarin, por që klubi i Malagës i kishte konsideruar shumë të ulëta.

Ata duan minimalisht 2 milionë euro për kartonin e sulmuesit, sepse 20% e vlerës së transferimit do të shkojë në arkat e ish-klubit të Bares, Atletikos së Madridit. Kështu që Espanjoli duhet të bëjë një ofertë te 2.4 mln eurot, diçka që nuk e ka bërë ende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"