Mesfushori i Kombëtares drejt Izraelit, gati firma për 400 mijë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 21:56

Mesfushori i Kombëtares drejt Izraelit, gati firma për 400 mijë euro në sezon

Migjen Basha është në kërkim të një skuadre të re, pas largimit nga ekipi i Barit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, duket se ka oferta nga një kampionat tjetër jashtë Italisë.

Basha4

Është klubi i Makabi Haifës në Izrael, që i ka bërë një ofertë Bashës, dhe me shumë mundësi nga sezoni tjetër ai do të vijojë karrierën në kampionatin izraelit. Një plus edhe në planin financiar, pasi tek Makabi, Basha pritet të fitojë plot 400 mijë euro në sezon, 100 mijë më shumë se tek Bari në Serinë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"