EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Kombëtares bëhet çështje, refuzon grumbullimin me Shqipërinë. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 23:46

Kombetarja Kombetarja A LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Kombëtares bëhet çështje, refuzon grumbullimin me Shqipërinë. Ja prapaskenat

Në Kombëtaren shqiptare është rikthyer sërish çështja “Xhaka”. Situata me mesfushorin e Bazelit është përsëritur edhe në vigjilje të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese kundër Andorrës dhe Francës, teksa mesfushori ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij.

taulant xhaka

Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, ndërsa edhe arsyeja që ka dhënë për stafin, ka lënë një shije të hidhur.

Çështja “Xhaka”

Taulant Xhaka ishte një nga futbollistët senatorë që në grumbullimin e shkuar, për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, u la jashtë nga trajneri Reja. Ky i fundit, pavarësisht konsideratës së shprehur disa herë për mesfushorin, nuk e përfshiu në listë, duke e lënë në pritje. Këtë herë, Xhaka është një prej 26 futbollistëve të thirrur për të përballuar Andorrën dhe Francën. Mirëpo, mesfushori i Bazelit nuk është paraqitur në grumbullim, megjithëse sot numërohet dita e tretë e grumbullimit pas të hënës dhe të martës.

xhakaa

Justifikimi

Pas ftesës së bërë për këto dy ndeshje, Taulant Xhaka ka dhënë justifikimin se ka pësuar një dëmtim me Bazelin. Gjë e cila dukshëm ka lënë një shije të hidhur te stafi i kuqezinjve. Situata mes palëve, duket të jetë “ftohur” aq shumë,. saqë stafi i Kombëtares nuk ka dhënë as shpjegim për lojtarin, për mungesën e tij dhe as ka njoftuar nëse do të ketë një tjetër që do të afrohet apo jo.

Prapaskena

Gazeta ka mësuar se gjithçka ka ndodhur në lidhje me ftesën që i ka shkuar mesfushorit. Taulant Xhaka, fillimisht është programuar për listën në pritje. Ky rast i përsëritur, mesfushorit të Bazelit duket se i ka sjellë një rritim, duke e konsideruar mungesë vlerësimi këtë trajtim nga Kombëtarja. Situata, duket se është përkeqësuar në momentin që është konfirmuar dëmtimi i Amir abrashit. Në këtë moment, mesfushori i Bazelit ka mësuar ndryshimin e situatës dhe ka kuptuar se nuk është më një zgjedhje e parë, dhe ka kthyer përgjigjen për stafin.

OLSI TUJANI




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com