Mesfushori i Junajtid: Nuk mund të lejojmë që ekipet e tjera ta fitojnë kampionatin 7 apo 10 ndeshje para përfundimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 15:59

Mesfushori i Junajtid: Nuk mund të lejojmë që ekipet e tjera ta fitojnë kampionatin 7 apo 10 ndeshje para përfundimit

Nemanja Matiç dëshiron të fitojë titullin kampion me Mançester Junajtid dhe bën thirrje që nuk duhet ta lejojnë Liverpulin ta fitojë kampionatin 7 ndeshje para siç ndodhi këtë sezon. Mançester Junajtid ka qenë i pafuqishëm për të luftuar për titullin kampion që prej largimit të Fergusonit në vitin 2013.

skysports-nemanja-matic-manchester-united_4776232

“Djajtë e Kuq” siguruan një vend në Champions për sezonin tjetër vetëm në ndeshjen e fundit. Në një intervistë për “Inside United” Matiç u shpreh: “Unë personalisht dua ta fitoj Premier Ligën me Mançester Junajtid. Mendoj se ne si klub duhet gjithmonë të luftojmë për titullin.Ne gjithmonë duhet të provojmë më të mirën për klubin. Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë klub tjetër ta fitojë kampionatin 7 apo 10 ndeshje para se kampionati të përfundoj. Kështu që nga sezoni tjetër duhet të luftojmë për titull.

Nuk e di sa do ja arrijmë por jam i sigurt që mund të luftojmë deri në fund. Ky është mendimi im dhe besoj se edhe shokët e tjerë të ekipi janë dakord me mua”, përfundoi mesfushori i Mançester Junajtid, Nemanja Matiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"