Mesfushori i jep lamtumirën Milanit: Unë jetova një ëndërr, ulërimën në “San Siro” nuk do e harroj kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 13:47

Mesfushori i jep lamtumirën Milanit: Unë jetova një ëndërr, ulërimën në “San Siro” nuk do e harroj kurrë

Xhiakomo Bonaventura do largohet nga Milani pas 6 sezonesh me kuqezinjtë dhe ka falenderuar klubin për eksperiencën e paharrueshme. Mesfushori 30 vjeçar mbërriti nga Atalanta në 2014 dhe ka kontribuar me 35 gola dhe 30 asiste në 184 ndeshje me Milanin.

bonaventura

Kontrata e Bonaventurës skadoi në fund të këtij sezoni dhe lojtari do shikojë të gjejë një klub tjetër. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bonaventura i dha lamtumirën Milanit. “Faleminderit, unë jetova një ëndërr. Vitet që kalova tek Milani ishin një eksperiencë e paharrueshme. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit më të cilët kam ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme. Presidentin, trajnerët, shokët e skuadrës, stafin. Faleminderit atyre që punojnë prapa skenës në Milanelo, ato janë motorri i vërtetë i Milanit, falë tyre e kam ndjerë veten si në shtëpi. Falemindeit të gjithë tifozëve të Milanit, që gjithmonë na kanë suportuar në momente të mira dhe të këqija. Ulërima në “San Siro” është diçka speciale, të cilën nuk do e harroj kurrë. Ju gjithmonë do jeni në zemrën time”, përfundon postimi i Bonaventurës në “Instagram”.

Bonaventura bëri 29 paraqitje këtë sezon në Serinë A, por vetëm 13 prej tyre i nisi si titullar ku shënoi 3 gola.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"