Mesfushori i Interit sulmon Simone Inzagin: Nuk e mbajti fjalën për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:50

Mesfushori i Interit sulmon Simone Inzagin: Nuk e mbajti fjalën për…

Matias Vesino është një nga emrat e shumtë që do të lërë Interin gjatë kësaj vere, por uruguaiani nuk e ka bërë këtë në mënyrë paqësore si të tjerët.

VESINO

Duke marrë shkas nga minutat e pakta që ka pasur në dispozicion, mesfushori ka lëshuar një sërë deklaratash në të cilat sulmon trajnerin Simone Inzagi.

“Ka qenë një vit i vështirë për mua, pasi ka qenë sezoni në të cilin kam luajtur më pak. E gjitha nuk ishte aspak e drejtë, pasi Inzagi në fillim të sezonit më kishte premtuar që do të isha një nga lojtarët e rëndësishëm, por nuk ndodhi kështu.

Trajneri nuk e mbajti fjalën e tij dhe unë më pas vendosa të mos rinovoja, edhe pse në fillim mendoja ndryshe.

Me të marrë vesh këtë, klubi më ofroi gjithmonë e më pak mundësi”, tregoi pa filtra Vesino që pasi falënderoi gjithë shokët e tij dhe tifozët për vitet e tij si zikaltër, u shpreh edhe për të ardhmen.

“Nuk e di si kanë dalë fjalët për Lacion, pasi unë asnjëherë nuk kam pasur kontakt, as me trajnerin Sarri që e njoh. Do të mendoj pas kombëtares”, përfundoi 30-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"