Mesfushori i Interit pranë kalimit tek PSG-ja, fluturon drejt Parisit për vizitat mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 13:09

Mesfushori i Interit pranë kalimit tek PSG-ja, fluturon drejt Parisit për vizitat mjekësore

Mesfushori i Interit, Zhoao Mario raportohet se është gati për të fluturuar drejt Parisit, për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore tek PSG. Sipas “L’Equipe”, Interi dhe PSG kanë arritur marrëveshje për transferimin e portugezit, i cili pritet ti nështrohet vizitave mjekësore këtë pasdite.

zhoao mario

Zhoao Mario u rikthye tek Interi pas huazimit tek Lokomotiva e Moskës. Interi shpenzoi 40 milionë euro për ta marrë mesfushorin nga Sporting Lisbona në 2016, por portugezi nuk e tregoi kurrë veten në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"