Mesfushori i Gjilanit drejt Vllaznisë? Klubi shkodran tregon situatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 9:15

Mesfushori i Gjilanit drejt Vllaznisë? Klubi shkodran tregon situatën

Arbër Çyrbja mund të jetë afrimi i radhës te Vllaznia. Mesfushori i krahut, i cili në kampionatin shqiptar u afirmua te Teuta e më pas luajti me Kukësin, ka qenë pjesën e parë të këtij sezoni në përbërje të Gjilanit. Ai është nën kontratë me skuadrën kosovare deri në fund të sezonit, por me ardhjen e trajnerit të ri, Bylbyl Sokoli, vazhdimësia e durrsakut në Gjilan është në dyshim.
cyrbja
Dje kanë qarkulluar zëra se Çyrbja ka arritur marrëveshje të plotë me Vllazninë dhe pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. Megjithatë, nga klubi shkodran për “Panorama Sport” ende nuk e konfirmojnë akordin me lojtarin e krahut. Me sa duket, pa marrë më parë letrat nga klubi i Gjilanit, Çyrbja dhe Vllaznia nuk mund të bëjnë hapin konkret. Mesfushori erdhi me shumë bujë në klubin kosovar, por ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë prej dëmtimeve. Vetë drejtuesit kuqeblu janë shprehur se u duhej një sulmues krahu dhe një mesfushor shkatërrues për t’u kompletuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"