Mesfushori i Flamurtarit e pranon: Kam oferta, por përparësi kanë vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 20:34

Mesfushori i Flamurtarit e pranon: Kam oferta, por përparësi kanë vlonjatët

Muhamed Useini është një ndër lojtarët që ka bindur drejtuesit dhe ka justifikuar besimin e tyre. Për këtë qëllim Flamurtari do t’i kërkojë rinovimin. Gjatë një prononcimi për mediat në Maqedoni, Useini thotë se do të shqyrtojë të gjitha ofertat përfshi edhe atë të Flamurtarit dhe në fund të vendos rreth të ardhmes së tij.

useini

“Kontrata me Flamurtarin më mbaroi, tashmë jam një futbollistë i lirë. Më ofruan të vazhdoj sërish me të, mirëpo jam në kontakt edhe me tri skuadra të tjera. Do shoh fillimisht të gjitha ofertat, ajo që do më përshtatet më shumë edhe do e pranoj. Nuk mund të them emra skuadrash dot deri në momentin e nënshkrimit të kontratës, pasi mund të them se është Flamurtari skuadra që ka përparësi, sepse vërtet te kjo skuadër ka kaluar një vit shumë të mirë”, tha mesfushori për “infosport.mk”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"