Mesfushori i Empolit i surprizuar nga Strakosha: Bëri një pritje që nuk ekzistonte në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 11:59

Mesfushori i Empolit i surprizuar nga Strakosha: Bëri një pritje që nuk ekzistonte në futboll

Mesfushori i Empolit, Rade Kruniç foli për humbjen ndaj Lacios ne kampionat, teksa e ka vlerësuar pritjen e Thomas Strakoshës në minutat e fundit të lojës, si diçka që nuk ekziston në futboll.

Strakosha-1-750x430

“Mungesa e golit? Mund të them që këtu ndikon paksa edhe fati i keq. Golat do të vijnë sepse ne i kemi krijuar mundësitë. Në sekondën e fundit ndaj Lacios, Strakosha bëri një pritje që nuk ekziston në futboll”, u shpreh Kruniç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"