Mesfushori i Dinamos: Na dhembën vërshëllimat e tifozëve, Skënderbeu u lodh në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 10:47

Mesfushori i Dinamos: Na dhembën vërshëllimat e tifozëve, Skënderbeu u lodh në pjesën e dytë

Mesfushori i Dinamos, Vitali Buljaski, është shprehur se ishin pikërisht vërshëllimat e tifozëve në përfundim të pjesës së parë, ato që e kanë prekur më shumë.

bujalski

“Në pjesën e parë kemi pasur momente të mira në lojën tonë, por kundërshtari na ndëshkoi dhe shkuam në dhoma me humbje. Kur po largoheshim nga fusha, tifozët na kanë vërshëllyer dhe kjo ishte ajo që na ka dhembur më shumë. Kështu, në fraksionin e dytë të takimit jemi përpjekur më shumë dhe nuk e kam pritur që të ndodhte përmbysja e madhe dhe ne ta fitonim ndeshjen”, ka thënë lojtari, i cili flet edhe për vështirësitë që kanë hasur në lojën korçare.

“Skënderbeu mbrohej mirë dhe në pjesën e parë ishte shumë e vështirë që të gjeje hapësira. Një gjë e tillë nuk ndodhi në të dytën dhe mendoj se kundërshtari ishte pak i lodhur. Por, nëse ata fizikisht do të ishin në formë, do ta kishim të vështirë që të fitonim, pasi ata do të luanin njësoj si në pjesën e parë”, ka mbyllur Buljaski.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"