Mesfushori i Barcelonës vlerëson sezonin e tij: Vetes time do i jepja një notë 5.5-6, Mesi bën gjithmonë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 17:25

Mesfushori i Barcelonës vlerëson sezonin e tij: Vetes time do i jepja një notë 5.5-6, Mesi bën gjithmonë diferencën

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong ka dhënë një intervistë për “ Trouw”, ku ka folur për sezonin e tij me katalanasit. Hollandezi i ka vënë vetes një notë mes 5.5 dhe 6-ës.

frenkie-de-jong-barcelona_13f2cwgl5gg7u1und4amypdi7u

“Ky ka qenë një sezon me hope, me shumë ndryshime. Nuk kam luajtur shumë ndeshje të këqija. Unë jam ai lojtar që dua të luaj me topin. Jam ende i ri dhe po luaj në një nga klubet më të mëdha të botës. Sezonit tim do ti vendosja një notë mes 5.5 dhe 6-ës. Duhet të kisha dhënë më shumë në fushën e lojës”, tha De Jong. Më pas hollandezi u ndal edhe tek dy shokët e ekipit, Buskets dhe Mesi. “Buskets është pozicional dhe luan në mënyrë fantastike. Mendoj se shumë njerëz e nënvlerësojnë atë.

Mesi është shumë i zgjuar dhe bën gjithmonë diferencën. Kur jam afër tij dhe ai bën diçka magjike unë them: Uau”, përfundoi De Jong.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"