Mesfushori i Barcelonës bën zgjedhjen mes Interit dhe Juventusit, por ka një problem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 17:18

Mesfushori i Barcelonës bën zgjedhjen mes Interit dhe Juventusit, por ka një problem…

Ivan Rakitiç po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona, dhe me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit.04-RAKITIC-JOC

Interesimet për futbollistin nuk mungojnë, me Interin dhe Juventusin që e ndjekin prej kohësh atë. Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere di Torino”, kroati ka zgjedhur bardhezinjtë për të vazhduar karrierën e tij, por ka një problem.

Rakitiç përfiton 8 milionë euro në sezon te Barcelona, një shumë që konsiderohet e lartë nga Juventusi të cilët nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë të njëjtën pagë. Nuk dihet ende nëse futbollisti do të pranojë  një ulje të pagës së tij, apo do të vazhdojë të kërkojë të njëjtën si te Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"