Mesfushori i Bajernit flet me elozhe: Këtu si në përralla, nuk përfundoj si Gëce

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 16:01

Mesfushori i Bajernit flet me elozhe: Këtu si në përralla, nuk përfundoj si Gëce

Leon Gorecka erdhi nga skuadra e Shalkes në fund të sezonit. Mesfushori gjerman është prezantuar para disa javësh zyrtarisht me fanellën e Bajernit. Për një intervistë me “Az”, Leon ka treguar emocionet e para me skuadrën.

leon gorecka

Para se të transferoheshit te Bajerni, refuzuat skuadra si Reali dhe Bajerni?

E vërteta është se ka pasur interesim nga këto dy skuadra. Jam menduar shumë dhe në fund kam vendosur të luaj për Bajernin, pasi mendoj hyn te klubet më të mira në Europë. Të gjithë kemi parë se sa mirë kanë bërë ata në këto 10 vitet e fundit.

Ku ndiheni më mirë, në çfarë roli?

Nuk kam asnjë rol fiks, luaj ku të më thotë trajneri. Rëndësi për mua ka që të luaj sa më shumë.

Cili është idhulli juaj?

Toni Kros, pa dyshim. Është një lojtar me klas botëror dhe ka një karakter shumë të fortë. Po të shohësh karrierën e tij, ai ka fituar çdo gjë që mund të fitojë një lojtar. Shumë Champions dhe trofe të tjerë pa llogaritur këtu edhe kupën e botës, thjesht të lë pa fjalë.

Sa tituj donit të fitonit në këtë sezon?

Sa më shumë të jetë e mundur. Bajerni është mësuar gjithmonë të fitojë dhe këtë sezon do të japim gjithçka për të përsëritur sezonet e kaluar.

Në 2013 Mario Gëce erdhi si talent te Bajerni, por më pas të gjithë e pamë se çfarë ndodhi, çfarë mendimi keni?

Nuk më pëlqen të krahasohem me të tjerë, e njoh mirë veten dhe tipin që kam. Të luash këtu, duhet të kesh një mentalitet të fortë. Të vish nga një skuadër si Shalke te një klub si Bajerni i Mynihut nuk është e lehtë. Duhet të jesh i përgatitur, besoj se tani më duhet vetëm të luaj.

Më mirë të fitonit kampionatin apo Champions-in?

Champions-i është një trofe që nuk fitohet lehtë. Por, unë do të gëzohesha për çdo titull. Jam shumë i uritur dhe mezi po pres të startoj sezonin me skuadrën. Të luash për Bajernin është si në përralla. Ky klub ka çdo gjë që i duhet një lojtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"