Mesfushori i Bajern Mynihut drejt Serisë A, ish-shoku i ekipit provon ta bindë të transferohet tek skuadra e njohur italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 17:33

Mesfushori i Bajern Mynihut drejt Serisë A, ish-shoku i ekipit provon ta bindë të transferohet tek skuadra e njohur italiane

Frenk Riberi raportohet se po përpiqet të bindë Havi Martinezin të lërë Bajern Mynihun dhe të transferohet tek Fiorentina. Sipas “Sky Sport Italia” mesfushori difenziv është gati të lërë Gjermaninë pas 8 vitesh dhe të provojë një eksperiencë të re.

javi martinez

Martinez mbush 32 vjeç muajin tjetër dhe është nën kontratë me Bajernin deri në qershor 2021. Mesfushori luajti vetëm 24 ndeshje këtë sezon me Bajernin, kjo edhe pas disa dëmtimeve muskulare.

Sipas mediave italiane Riberi po përpiqet ta bindë Martinezin të kalojë tek Fiorentina, pasi të dy lojtarët e njohin mirë njëri tjetrin pasi kanë luajtur bashkë tek Bajern Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"