Mesfushori i Apolonisë i bindur se skuadra e tij do jetë dinjitoze në Superiore: Jo ekip shëtitës në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 23:48

Mesfushori i Apolonisë i bindur se skuadra e tij do jetë dinjitoze në Superiore: Jo ekip shëtitës në elitë

Pas arritjes së objektivave maksimalë, djemtë e Apolonisë kanë nisur pushimet, të cilat këtë verë do të jenë më të shkurtra. Pas një sezoni të çakorduar, lojtarët mbeten në pritje të ftesës së stafit teknik për të filluar përgatitjet e sezonit tjetër, që do të jetë një sfidë e vështirë dhe serioze, pasi Superiorja është një stad më i lartë dhe më i fortë. Gjithsesi, nuk ka pushim total për bardhejeshilët.ksmeent mehmeti

Klubi, stafi teknik dhe menaxherët e skuadrës po merren me piketimin e emrave që nevojiten për të krijuar një ekip prestigjioz dhe konkurrent, pasi drejtuesit janë shprehur se nuk do të jetë një Apoloni kalimtare, që të luftojë për mbijetesë. Ka lojtarë që qarkullojnë në dëshirat e trajnerit Mërgjyshi, por përderisa nuk ka konkretizime, fierakët nuk publikojnë emra.

MEHMETI – Ksement Mehmeti është një lojtar i dalë nga akademia fierake e futbollit. Një mesfushor punëtor, krijues dhe i disiplinuar, strikt në detyrat që i ngarkon trajneri Mërgjyshi. Kampionatin e fundit ai u aktivizua 2000 minuta në 24 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Është i dyti për numrin e ndeshjeve, vetëm kapiteni Sota ka luajtur më tepër, çka tregon dhe rëndësinë e Mehmetit në formacionin e Apolonisë. 21-vjeçari ndihet i kënaqur me suksesin e skuadrës dhe shprehet se mezi pret të luajë në Superiore: “Ka qenë një kampionat ndryshe nga të tjerët, me specifikë të veçantë për shkak të pandemisë.apolonia

Kemi zhvilluar një sezon që nuk ka nevojë për fjalë, flasin vetë rezultatet dhe arritjet. Skuadra erdhi duke u pjekur dhe u rrit, duke u përballur me sukses me kundërshtarët. E merituam jo vetëm ngjitjen në Superiore, por edhe titullin kampion. Sa i përket Superiores, është një kompeticion shumë më i fortë se Kategoria e Parë, por jam i bindur se do të bëjmë një kampionat dinjitoz dhe nuk do të jemi shëtitës. Nuk do të luajmë thjesht për mbijetesë. Mezi pres të luajmë përballë ekipeve të Superiores, ku Apolonia do të përpiqet për të bërë më të mirën”, ka thënë mesfushori i Apolonisë, Ksement Mehmeti.

Bujar Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"